Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur "suksesi" kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

Nga Marjo Brakaj
16 Gusht 2026, 13:18 | Ekonomi

Nga dhomat e thjeshta private, tek apartamentet moderne, bashkë me shtëpitë tradicionale, bujtina, vila e madje ferma... veçanërisht pas vitit 2021 shqiptarët kthyen pronat e tyre në funksion të mikë-pritjes së turistëve duke bërë biznes.

“Në mendësinë tonë, ne kemi kulturën e të kopjuarit. Kur  e bën dikush, komshiu apo një i njohur joni edhe ne bëjmë të njëjtën”, thotë Eriola Canga, eksperte e tregut të pasurive të patundshme.

Por “kopjimi” i një modeli biznesi të suksesshëm, një praktikë e njohur në Shqipëri, rrezikon ta kthejë qiradhënien afatshkurtër në një sipërmarrje të pasuksesshme. Vetëm në një nga platformat e turizmit, atë Airbnb, rezultojnë të listuara 24 mijë e 200 mijë njësi akomoduese me qira ditore. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Tiranë, ndjekur nga Vlora, Saranda, Durrësi, Himara, Shkodra, Berati dhe Lezha.

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur "suksesi" kopjohet nga

“Para 2-3 vitesh ishte një model që funksiononte shumë mirë, sepse kishte kërkesë, kishte më pak oferta dhe pronarët arrinin të siguronin të ardhura të kënaqshme. Sot situata ka ndryshuar. Të gjithë janë futur në të njëjtin treg dhe kjo ka sjellë një konkurrencë shumë më të madhe”, thekson ajo.

Shtimi i konkurrencës dhe çmimet relativisht të ulëta të qirasë ditore, së bashku me normën e zënies që luhatet nga 30 në 60 për qind në varësi të muajit, po e bëjnë këtë biznes të paleverdishëm, pavarësisht kërkesës së lartë për akomodim që ka nga turistët.

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur "suksesi" kopjohet nga

 “Modeli në të cilin po zhvillohet tregu në vend është tërësisht në kakofoni. Nuk kemi një zhvillim të strukturuar, por kemi shumë individë që marrin vendime të ngjashme, pa analizuar nëse zona ku ndodhet prona, çmimi apo produkti që ofrojnë i japin mundësi të konkurrojnë”, shprehet Canga.

Me numrin gjithnjë e në rritje të apartamenteve me qira ditore, të ardhurat kapën shifrën e mbi 12 milionë eurove në 4 muajt e parë të vitit. Krahasuar me janar-prillin e 2025, shifra u zgjerua me rreth 4 milionë euro.

 (grafik 2) (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos