Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Nga Marinela Lina
23 Nëntor 2023, 12:43 | Ekonomi

Kryebashkiakëve nuk iu mjaftojnë 72 miliardë lekë. Ankesat i kanë bërë në komisionin për Çështjet Ligjore, ku thanë se fondet janë të pamjaftueshme për të përmbushur funksionet e deleguara dhe për të ofruar shërbimet e duhura.

“Do të propozoja edhe për shtimin e fondeve për zonat rurale për mirëmbajtjen e rrugëve.”

ERISELDA SEFA - KRYETARE E BASHKISË LUSHNJE

“Besoj të gjithë jemi dakord se 1% e GDP për pushtetin vendor është pak dhe e pamjaftueshme duke e krahasuar me të gjithë vendet e rajonit. Është kërkesë e jona për rritjen e granteve dhe sidomos për funksionet e deleguara. Flasim për një sërë funksionesh edhe për shkak të decentralizimit. Kur shohim të dhënat e financuara që ne mbulojmë për të gjitha funksionet e deleguara janë të shumta."

GLEDIAN LLATJA - KRYETAR I BASHKISË ELBASAN

“Përsa u përket pyjeve, zjarrfikëseve të jetë një vëmendje më e shtuar për këto sektore.”

ANDI SEFERI – ZV/KRYETAR I BASHKISË TIRANË

“Mendohet se nuk është i mjaftueshëm ky buxhet për realizimin e nevojave dhe shërbimeve me standardet e kërkuara.”

ADELINA FARRICI - SHOQATA PËR AUTONOMI VENDORE

Por ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku vuri në dukje rritjen e transfertës nga qeveria drejt bashkive me 14-20%.

“Buxheti vendor është rritur me 10.4% krahasuar me 2023. Transferta për bashkitë është 35 miliardë nga 30 miliardë në 2023 dhe një rritje me 16.7% krahasuar me një vit më parë. Bashkitë  kanë pasur rritje të transfertës midis 14-20% duke ju përmbajtur formulës.”

ARBJAN MAZNIKU - MINISTËR I SHTETIT PËR PUSHTETIN VENDOR

Në buxhetin total transferta për 61 bashkitë në vend për vitin e ardhshëm do të jetë 35 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej rreth 5 miliardë lekë në raport më 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos