LIVE| “Lëvizja Bashkë do të përqendrohet vetëm në Tiranë, për të thyer sistemin nga kryeqyteti”

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 20:47 | Politikë

Jani Marka nga Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, i ftuar në emisionin Terminal të Aurora Sulçes në A2 CNN, deklaroi se partia ku ai bën pjesë do të zhvillojë fushatën zgjedhore vetëm në Tiranë, duke e cilësuar kryeqytetin si vendin ku “sistemi mund të thyhet”.

“Lëvizja Bashkë është parti antisistem dhe edhe para se të anuloheshin zgjedhjet për Tiranën, nuk do të kandidonim në pesë bashkitë e tjera. Ne mendojmë se sistemi mund të thyhet vetëm nga Tirana dhe ndaj do të përqendrojmë aty të gjitha forcat tona”, u shpreh Marka.

Ai shtoi se partia ka nisur prej javësh takimet me qytetarët, pavarësisht shtyrjes së datës së zgjedhjeve: “Jemi në terren çdo ditë, kemi zhvilluar takime me pensionistë, punëtorë, të rinj dhe në ditët në vijim do takohemi me profesionistët, shtresat e mesme dhe gratë. Po ashtu po zhvillojmë fushatë në rrjete sociale e media.”

Sipas tij, sapo të shpallet data zyrtare e zgjedhjeve, fushata do të intensifikohet ndjeshëm, me takime derë më derë për të prezantuar vizionin e Lëvizjes Bashkë dhe për të kërkuar mbështetjen për kandidatin Arlind Qori, që sipas Markës “përfaqëson goditjen e nevojshme ndaj sistemit të vjetër e të korruptuar politik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos