“Jeni patericë e Manastirliut”, përfaqësuesja e PD përplaset në Terminal me përfaqësuesin e Lëvizjes Bashkë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 21:07 | Politikë

Debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin Terminal të Aurora Sulçes në A2 CNN, mes përfaqësueses së Partisë Demokratike Eda Grimçi dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Jani Marka.

Gjatë diskutimit për situatën politike dhe zgjedhjet në Tiranë, Grimçi akuzoi Lëvizjen Bashkë se është “forcë pa sistem” dhe “patericë e Ogerta Manastirliut”.

“Ju jeni forcë pa sistem, jo antisistem. Jeni patericë e Manastirliut”, deklaroi Grimçi.

Në përgjigje, Jani Marka mbrojti pozicionin e Lëvizjes Bashkë, duke theksuar se forca që përfaqëson ka një vizion të qartë për përmbysjen e sistemit të korruptuar politik: “Lëvizja Bashkë është antisistem. Synimi ynë është të përmbysim lidhjet e kalbura të sistemit politik. Marrëveshjet e përsëritura mes Berishës dhe Ramës e tregojnë qartë se ky sistem është i kapur nga oligarkia,” u shpreh Marka.

Në vijim, Grimçi ngriti pyetjen nëse ndonjë familjar i përfaqësuesve të Lëvizjes Bashkë përfiton nga fondet publike, ndërsa Marka iu kundërpërgjigj shkurt: “Më trego provat.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos