Përfaqësuesja e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”: Në zgjedhje marrin pjesë vetëm 2 parti, sistemi ka boshllëqe ligjore

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 21:32 | Politikë

E ftuar në emisionin Terminal të Aurora Sulçes në A2 CNN, përfaqësuesja e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi, deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme marrin pjesë vetëm dy subjekte politike, Partia Socialiste dhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ndërsa kandidatët e tjerë janë të regjistruar si të pavarur.

Prethi theksoi se ekziston një anomali ligjore që lidhet me përbërjen e komisioneve të votimit dhe numërimit, duke vënë në dukje se partia e saj, ndonëse pjesëmarrëse në zgjedhje, nuk ka të drejtë të caktojë komisionerë për shkak se nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e mëparshme.

“Ky është një problem i sistemit tonë. Ligji nuk e parashikon si duhet përfaqësimin e partive të reja në procesin zgjedhor. Është e rëndësishme të flasim për këto problematika ligjore dhe politike”, u shpreh Prethi.

Ajo shtoi se debati politik duhet të jetë konstruktiv dhe jo konfliktual, pasi “kur debati kthehet në sherre, qytetarët që ndjekin politikën me indiferencë distancohen edhe më shumë dhe krijohet tension në shoqëri dhe familje.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos