Përballë konkurrencës së fortë të markave të huaja, zhvillimi i produkteve të prodhuara në Shqipëri po kthehet një nga përparësitë e Ministrisë së Bujqësisë. Por pavarësisht dëshirës për tu zhvilluar, identiteti i produkteve shqiptare ndër vite është zbehur teksa një pjesë e markave edhe të dala nga tregu nuk janë ruajtur.
Koleksionisti Bledar Këneta thotë se do duhet kishte një muze për ruajtjen e krenarisë shqiptare, të produkteve “Made in Albania”. Vetë ai ka mbi 2 mijë produkte dhe etiketa, që datojnë edhe 100 vite më parë.
“Koleksioni i ka kaluar 2 mijë objekte jo vetëm të ambalazhuara por dhe fatura, etiketa, dokumente. Po bëjmë përpjekje ti krijojmë një shtëpi shtëpia e parë. Por është e vështirë. Kësaj pune kërkimore po përpiqemi t’i krijojmë një muze me periudhat, historitë mbi krenarinë shqiptare, prodhimet,” koleksionisti shprehet Bledar Këneta.
Nga një regjim në tjetrin, në mbi 100 vite shqiptarët kanë prodhuar produkte të ndryshme, duke filluar nga çokollatat, pijet alkoolike, produktet e konservuara, qelqi, cigarja, një pjesë të të cilave kishin edhe mundësi ti eksportonin.
“Kjo periudhë fillon që nga 1920 që është e largët daton me periudhën e iniciativat e para të fabrikave. Këtu përshembull kemi historinë e fabrikës stamles të cigareve dhe shkrepëseve, një nga fabrikat më të mëdha.”
Por pas prishjes së fabrikave, prodhimet Made in Albania morën tatëpjetën. Të pakta janë kompanitë që krijojnë një markë të re për të shtuar edhe varietet në treg.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale rezulton se në 4 vitet e fundit ka pasur 4 mijë e 108 aplikime për regjistrim marke nga subjekte shqiptare.
Ndalur në vitin e fundit më së shumti sipërmarrësit shqiptarë janë interesuar të prodhojnë produkte si, shishe vere prej qeramike, mbështetëse ekologjikisht miqësore për bime, kartrixhe për një lëng të presuar apo dezinfektant inteligjent për duart. (A2 Televizion)