Më shumë perime patate e fasule, por më pak rrush ullinj e bimë medicinale. Është kjo ecuria e bujqësisë vendase sipas Institutit të Statistikave për 2023, i cili rezulton të jetë viti më i mbarë në shifra në 3 vitet e fundit.
Shqipëria ka rritur prodhimin e produkteve më të domosdoshme ku 701 mijë ton drithra, 1.38 milion ton perime, 274 mijë ton patate dhe 23.3 mijë ton fasule u realizuan një vit më parë. Është Fieri Elbasani e Korça të cilat po japin kontributin më të lartë.
Ndalur tek perimet në 2023 fermerët rritën prodhimin në fushë teksa ra prodhimi në sera. Përqindjen më të lartë të kultivimit të këtyre kulturave e zënë perimet e njoma, ku fermerët prodhuan 309 mijë ton domate, 129 mijë ton kastravec dhe 105 mijë ton speca.
Nga ana tjetër fermerët e drufrutorëve regjistruan rënie kryesisht tek ullinj 25%, rrush 15% dhe pemët frutore 4.57% më pak.
Ndër pemët frutore, edhe këtë vit fermerët shqiptar u orientuan në prodhimin e mollëve, mandarinave, kumbulla, fiq, hurma, arra, gështenja etj. (A2 Televizion)