Çmimi i ndotjes plastike, rreth 2.4 mln euro në vit për Shqipërinë, turizmi është më i prekuri

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 15:35 | Ekonomi

Vitin e shkuar Shqipëria humbi 2.4 ,milionë dollarë nga ndotja e plastikës. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve sipas studimit, “Çmimi i Ndotjes Plastike” iu shkaktua sektorit të turizmit me gati 1.5 milionë dollarë, ndjekur nga peshkimi dhe akuakultura me 450 mijë dollarë.

“Janë kryer disa studime ku tregojnë mbi efektet e mikro dhe nano-plastikës në florë dhe fauna dhe dëmet që ato i shkaktojnë kur futen në zinxhirin ushqimor të botës ujore e më pas të njerëzve”, tha Rodion Gjoka, ekspert mjedisor.

Aktualisht ka një total prej 139 milionë tonësh plastikë në oqeanet, detet dhe lumenjtë e botës. Sipas studimit çdo vit, ndotja nga plastika u kushton vendeve bregdetare midis 6 dhe 19.2 miliardë dollarë.

“Është sektori që po njeh ndoshta rritjen më të madhe vitet e  fundit. Rrjedhimit edhe ndikimi mjedisor do të jetë i tillë.”

Me qëllim reduktimin e ndotjes, prej 1 korrikut të vitit 2022 qeveria ndaloi përdorimin dhe tregtimin e qeseve të holla plastike. Por, dy vute më pas, të prodhuara ilegalisht apo hyrë kontrabandë, ato i gjen në thuajse çdo tezgë ky shiten kryesisht fruta e perime duke përfunduar më pas në lumen e dete.

“Po ja sikur janë hequr ato qeset e holla dhe janë këto. Plastikë janë. Tani ne nuk kemi si blejmë ndryshe. Qeveria mund të bëjë shumë nisma, por jo të gjitha mund të funksionojnë.”

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vlerëson se ndotja globale nga plastika, mund të trefishohet në 1 miliardë ton deri në vitin 2060. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos