Miratohet indeksimi i pensioneve, nis nga tetori. Gonxhja: Do të rritet edhe bonusi i fundvitit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 11:43 | Ekonomi

Pensionistët do të marrin më shumë para nga muaji tetor. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, indeksimi do të jetë në masën 4,1%. “Nga ky vendim përfitojnë 791 257 pensionistë”, tha ministri, shkruan A2 CNN.

“Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten rreth 17 milionë euro për 3 muajt e vitit 2024”, shtoi Gonxhja. “Është sfidë e jonë për të garantuar rritje të të ardhurave për pensionistët, në mënyrë që të kemi një jetë sa më të denjë për ta”.

Ministri shtoi se edhe bonusi i fundvitit, që zakonisht ka qenë 5000 lekë, do të jetë më i lartë këtë vit. Ndërsa konfirmoi se nga mesi i muajit tetor do të nisin konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos