Pas namit të mirë të dalë gjatë 2023-shit, shoqëruar nga kurioziteti që vijoi edhe gjatë vitin e shkuar... Në Shqipëri po vijnë më shumë turistë edhe këtë fillim-vit.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e janar-shkurt vendin e vizituan mbi 1.1 milionë të huaj, 606 mijë më tepër se krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Tashmë mund të themi se kemi turizëm gjithëvjetor. Kemi kaluar nga sezonaliteti dhe kemi një industri të mirëfilltë”, tha për A2 CNN, Herida Duro, Drejtore e Zhvillimit të Turizmit në MTM.
Pjesa më e madhe e atyre që vizituan vendin në dy muajt e parë të vitit ishin pushues evropianë, ndjekur nga ata Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerika, Azia dhe Afrika.
“Ajo që në fakt do të vijojnë të duam sërish është që të kemi një sezon ose një turizëm gjithëvjetor, i devirsifikuar në ofertë. I shtrirë në territor, në kohë dhe mbi të gjitha i vlerësuar dhe i ofruar një standard e profesionalizëm të qëndrueshëm për infrastrukturën turistike”, shtoi Duro.
Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e vendeve të suksesshme, vendi ndërkohë po ndryshon qasje në drejtim të turizmit, duke synuar më tepër para se sa numra të huajsh.
“Ne synojmë të jemi në krye të Barometrit të “UN Tourism” ashtu siç kemi qenë të vlerësuar vitet e fundit për shkallën më të lartë të rritjes.”
Të dhënat nga INSTAT tregojnë ndërkohë se në harkun e muajve janar-shkurt, nga vendi dolën 1.1 milionë të huaj, në rritje me 9.6 për qind në krahasim me një vit më parë. (A2 Televizion)