Për 5 mujorin e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 3.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Muajt janar dhe shkurt nisëm mirë, me rritje përkatësisht 14.5 dhe 7.4%, ndërsa në mars hynë 2.7% më pak të huaj.
Tendenca u përmirësua lehtë në prill me 3.15%. INSTAT sakaq raporton se në vend hynë 987.077 shtetas të huaj në maj.
Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Shifrat tregojnë se ritmet e rritjes së turistëve janë ngadalësuar ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti. Në maj të një viti më parë, në vend kishin hyrë 38% më shumë të huaj. (A2 Televizion)