Nga 27 gushti deri më shtator, kredi 0% për administratën, hapet thirrja për 300 përfitues

Nga Marjo Brakaj
26 Gusht 2026, 18:37 | Ekonomi
 

Nga mësuesit e policët te mjekët apo infermierët te ushtarakët... bashkë me ata që punojnë në Ministrinë e Arsimit e Drejtësisë do të mund të marrin kredi pa interesa për të blerë shtëpi.

 Janë 300 punonjës të administratës publike, përfshirë rrogëtarët në institucionet e varësisë së këtyre ministrive që mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i qeverisë

 “Ajo çka vërehet në vendimin e qeverisë është edhe tabela pikëzuese që ka një prioritet edhe tabela pikëzuese e cila ka një rëndësi shumë të madhe për këtë proces pasi janë këto tabela që zbërthejnë në një farë mënyre aplikuesit dhe përfituesit”, tha Dardana Grabovaj, nga sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.

Aplikimet nisin në 27 gusht dhe deri në 25 shtator për të aplikua ku më pas procedura vjen me verifikimin e kritereve. Por cilat janë kushtet që duhet të plotësohen?

 “Pikëzimi do të bëhet sipas kushteve të strehimit, kushteve ekonomike, familjare, sociale apo të punësimit që plotësojnë aplikantët. Kushti i strehimit është i njëjtë për të gjitha ministritë e sipërpërmendura. Punonjësit që aplikojnë për kredi të butë nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi ose duhet të banojnë në një banesë të mbipopulluar”, tha Grabovaj.

Proceduara e aplikimit do të bëhet në portalin qeveritar “E-Albania”.

 “Janë dy vërtetime. Vërtetimi që nuk ke pronë në republikën e Shqipëri dhe nuk ke pronë në proces legalizimi. Gjithashtu duhet plotësuar edhe kriteri i pagave”, shtoi Grabovaj.

Marrja e një kredie të butë nga administrata bëhet veçanërisht e leverdishme në ditët e sotme, pavarësisht zbutjes së lehtë të normave të interesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos