Të detyruar nga vonesa për më shumë se një vit në nisjen e fluturimeve në Vlorë qeveria shqiptare nisi procedurat për të marrë në dorë aeroportin. vendimi për koncesionarin shihet i padrejtë ndaj nuk e pranon kërkesën për zgjidhjen e kontratës “në paqe”.
“Në arbitrazhin që po bëhet i pashmangshëm, MABCO do të paraqesë të gjitha faktet, provat dhe dokumentacionin që disponon. Nuk kam dyshim se ky proces do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ky nuk është një konflikt që MABCO e ka kërkuar”, tha Arlind Ahmetaj, avokat i MABCO Constructions S.A.
Procedura për anulimin e kontratës koncesionare u iniciua dhe argumentua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me kushtet e kontratës... saktësisht me pikën 15.4 shkronja D e, në seksionin për zgjidhjen e parakohshme
“Argumentet nuk qëndrojnë pasi ne kemi qenë në kushtet pamundësisë për përmbylljen e punimeve pasi nuk jemi lejuar të hynim në kantier të vijonim punën”, tha Ahmetaj.
Përfundimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës ishte parashikuar për shkurt 2026, me një shtyrje kontraktuale prej 90 ditësh. Edhe pas këtij afati, punimet nuk përfunduan për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanive koncesionare “MABCO” të Behgjet Pacollit dhe “2A Group” të Valon Ademit. (A2 Televizion)