Shqipëria po përpiqet që përmes angazhimit të këtyre institucioneve të “rregullojë imazhin” në sytë e Bashkimit Evropian. Kjo me qëllim për të rifituar besimin dhe mbështetjen financiare të këtij të fundit. Ministria e Financave ka hartuar dhe hedhur në konsultim publik Strategjinë Kombëtare Kundër Mashtrimit për Mbrojtjen e Interesave Financiare të Bashkimit Evropian, 2025-2030.
Nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar te Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Agjencia e Inteligjencës Financiare.. Shqipëria po përpiqet që përmes angazhimit të këtyre institucioneve të “rregullojë imazhin” në sytë e Bashkimit Evropian për të rifituar besimin dhe mbështetjen financiare të këtij të fundit. Ministria e Financave ka hartuar dhe hedhur në konsultim publik Strategjinë Kombëtare Kundër Mashtrimit për Mbrojtjen e Interesave Financiare të Bashkimit Evropian, 2025-2030.
“Strategjia synon përmirësimin e parandalimit, zbulimit dhe kundërveprimit ndaj parregullsive serioze dhe mashtrimit, duke u fokusuar në identifikimin e risqeve ndaj të cilave mund të jenë ekspozuar fondet e BE-së, si dhe në përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të kontrollit të brendshëm, në funksion të parandalimit të shfaqjes së këtyre parregullsive”, citon Ministria e Financave.
Me në fokus përthithjen e të gjitha fondeve në përgjithësi dhe atyre në bujqësi në veçanti, qeveria i ofron garancimi Bashkimit Evropian për të parandaluar abuzimet me fondet IPARD tashmë të pezulluara. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dorëzuar pranë strukturave të Komisionit Evropian që në shtator të vitit të shkuar një plan veprimi me masat që do të ndërmerren për të garantuar transparencë, mirëmenaxhim të fondeve të BE-së si garanci për parandalimin e abuzimeve me këto para.
“Është rekomanduar reflektimi në këtë dokument/planin e veprimit të auditimit të jashtëm nga një organ i pavarur në emër të autoriteteve tuaja, që do të kryhet pranë AZHBR-së. Në veçanti NAO duhet të përfshijë një angazhim të tillë në planin e veprimit kë këtij auditimi, që do të kryhet për të korrigjuar mangësitë në sektorin IPARD”, citon Ministria e Financave.
Strategjia që harton për herë të parë, synon që veç parandalimit të arrijë të krijojë mekanizma edhe për rekuperimin e fondeve me të cilat është abuzuar.
“Kryerja e një analize të rasteve në të kaluarën dhe ato në vazhdim të parregullsive/mashtrimeve të dyshuara dhe përgatitja dhe zbatimi i masave për rikuperim më të efektshëm të fondeve”, citon Ministria e Financave.
Abuzimet me fondet IPARD në bujqësi, ato të FRONTEX për menaxhimin e kufijve, bashkë me shpërdorimet e parave të Bashkimit Europian nëpërmjet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës kanë prishur imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve. Me akuzat e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian teksa drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, më herët u arrestua me urdhër të SPAK edhe Ilir Beqaj. (A2 Televizion)