Vitin e shkuar u regjistruan mesatarisht 23 pagesa për frymë me kartë

Nga Marjo Brakaj
20 Mars 2025, 14:37 | Ekonomi

Të paguash me kartë është tashmë një rutinë për konsumatorët në ekonomitë e zhvilluara. Mjafton në shkosh në Itali dhe aty mund të paguash biletën e trenit, kafenë në bar apo berberin në mënyrë elektronike.

Në Shqipëri jemi ende shumë larg këtij realiteti, megjithëse vitet e fundit po dekurajohen pagesat “cash”. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë vitit të shkuar, u regjistruan mesatarisht 23 pagesa për frymë në mënyrë elektronike, shkruan A2 CNN.

“Gjithashtu, përfshirja financiare - e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare - ka arritur në 78%, nga rreth 40% në vitin 2015. Infrastruktura për pranimin e instrumenteve digjitale të pagesave gjithashtu ka njohur rritje të përshpejtuar. Instrumente të reja, si pagesat nëpërmjet portofoleve elektronike, po gjejnë përdorim gjithnjë e më të gjerë, duke u shtrirë edhe në popullsi ku aksesi bankar është më i rrallë”, tha Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Vitin e shkuar u regjistruan mesatarisht 23 pagesa për frymë me

Megjithatë treguesi prej mesatarisht “vetëm 2 pagesa në muaj për çdo qytetar” është ende larg objektivave për të shkuar “nga fizikja te digjitalja.” Veç “kulturës financiare”, kostot ende tԯ larta të komisioneve dhe mungesa e terminaleve të pagesave janë ndër arsyet kryesore. Për t’i dhënë një tjetër hov pagesave në rrugë elektronike, Banka e Shqipërisë po përpiqet të çoja para iniciativën e “bankingut të hapur”

“Ne jemi besimplotë se “bankingu i hapur” do të ulë kostot e shërbimit, rrisë shpejtësinë e pagesave elektronike, si dhe përmirësojë përvojën e përdoruesve në një sektor të avancuar bankar. Përtej sa rendita më sipër, kemi kontribuuar dhe në rritjen e ndjeshme të konkurrencës, dhe vijojmë të jemi në linjë me prioritetet e tjera të Bankës së Shqipërisë, atë të rritjes së përfshirjes financiare dhe nxitjen e rritjes ekonomike”, tha Sejko.

I pranishëm në forumin e biznesit ''E ardhmja është tani: Si po riformëson inovacioni, shërbimet financiare shqiptare në 2025 dhe më tej?'' - drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mulla tregoi mbi përpjekjet për zhvillimin e “bankingut të hapur”.

“Padyshim që vënia në jetë e Open Banking kërkonte një bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve financiare banka dhe atyre jobanka, agjencive qeveritare dhe ofruesve të teknologjisë, të cilat gjej rastin t’i falënderoj. Bankat dhe subjektet e licencuara Fintech kanë kryer investime të konsiderueshme, kanë përmirësuar sistemet e tyre të TI-së dhe kanë marrë certifikimet e nevojshme  për të lehtësuar shkëmbimin e sigurt të të dhënave ndërmjet palëve”, tha Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i AMCHAM.

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në më shumë se 422 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro në janar. Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.79 trilionë lekë, paraja informale përbën gati 23.6 për qind të totalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos