Paradoksi shqiptar, të varfër në përditshmëri, por depozitat në banka “thyejnë” rekord

Nga Marjo Brakaj
5 Shkurt 2026, 15:12 | Ekonomi

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550 lekë për të shpenzuar në ditë, depozitat në banak kanë arritur në nivelet më të larta që prej viteve ‘90. Në fund të vitit të shkuar, paratë e kursyera arritën në gati 1.5 trilionë lekë, 122.5 miliardë lekë më tepër se në 2024-n.

“Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”, tha Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se me gjithë zhvlerësimin, euro është valuta kryesore në të cilën shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Në 11 bankat e nivelit të dytë në fund të dhjetorit 2025 pati rreth 8 miliardë euro të kursyera, shkruan A2 CNN.

“Kjo pasi ka shumë të rinj veçanërisht që të ardhurat e tyre po i kanë në euro. Janë ata që kanë aftësinë më të madhe për të kursyer që punojnë në kompani të huaja.”

Ka edhe nga ata që nga frika më tej e tatëpjetës së euros kanë zgjedhur monedhën kombëtare për të ruajtur kursimet.

“Ne lek se euro nuk m po merret vesh. Pak kemi. Ato që kemi kursyer i kemi në lekë”. Në fund të vitit 2025, në banka ishin të depozituara në monedhën vendase 710.6 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë historik i kursimeve në lekë i regjistruar ndonjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos