
Një ekip i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian i kryesuar nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, Klaas Knot, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Qëllimi i misionit është të vlerësojë pavarësinë e bankës qendrore dhe të ofrojë këshillim strategjik të nivelit të lartë, për të përforcuar zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë.
Sfondi i misionit lidhet drejtpërdrejt me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për përputhje të plotë me acquis-në dhe praktikat më të mira të Shteteve Anëtare.
Gjatë takimit me Guvernatorin, u diskutua për hapat konkretë të përafrimit të kuadrit ligjor me acquis-në, dhe përforcimin e garancive të pavarësisë institucionale dhe financiare. (A2 Televizion)
