“Vendi ynë ka qenë në listën gri dhe në tetor të vitit 2023 doli që aty dhe kjo është një gjë e mirë.”
Shqipëria po rregullon imazhin e saj në sytë e institucioneve ndërkombëtare në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave. Vendi ka përmirësuar renditjen në Indeksin e Bazelit duke u vlerësuar me 4.35 nga 4.75 pikë vitin e shkuar.
Por për ish-zëvendësministren e drejtësisë, konsideromi i Shqipërisë si “vend me risk të ulët të pastrimit të parave” më shumë se sa realitet se sa realitet është perceptim i krijuar nga përshtatja e ligjeve vendase me ato të Bashkimit Evropian.
“Tre elementët kryesorë të pastrimit të parave janë vendosja, shtresëzimi dhe integrimi. Të tre këto elementë nuk kanë ndryshuar. Ne thjesht i jemi përshtatur ligjërish Moneyval dhe FATF. Hoqëm gjithashtu dorë nga amnistia fiskale”, tha për A2 CNN, ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi.
Raporti periodik i Institutit të Bazelit, paraqet vlerësimin nga zero për ato me risk minimal apo të ulët, deri në 10 për ato me rrezik të lartë apo maksimal. Në rastin e Shqipërisë shqetësim konsiderohet korrupsioni e ryshfeti si edhe risqet politike e ligjore.
“Pavarësisht se Shqipëria doli nga “lista gri” e pastrimit të parave, ne jemi vend me monitorim të shtuar nga Moneyval”, shtoi Kasmi.
Në pasuri të paluajtshme, automjete e bizhuteri... duke përdorur shqiptarë e shtetas të huaj kryesisht në Ishujt Kajman e Afrikën e Veriut, vitin e shkuar u identifikuan shtatë skema të pastrimit të parave.
Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare të përmbledhura në raportin e vitit të shkuar tregojnë se gjatë 2023-shit u bllokuan e më pas u sekuestruan rreth 1.1 milionë euro.
Vlera e parave që grupet kriminale u përpoqën të pastronin vjet, por që u kapën nga Inteligjenca Financiare është 2-fish më e ulët se gjatë 2023-shit dhe 8 fish më e pakët se në 2019-n. (A2 Televizion)