Pensionet do të dyfishohen, premtimi gjatë fushatës së 11 majit futet në programin e PS

Nga Marjo Brakaj
18 Shtator 2025, 18:54 | Ekonomi

Brenda vitin 2029 pensioni minimal pritet të dyfishohet. Nga rreth 10 mijë lekë aktualisht, pagesa mujore për të moshuarit dhe kategoritë e tera përfituese të pensioneve do të jetë së paku 20 mijë lekë.

“Mirë do ishte të ishte më tepër. Një deputet merr rrogë sa për 20 pensionistë. Duhet më shumë.”

Pensionet do të dyfishohen, premtimi gjatë fushatës së 11

Premtimi gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit është përfshirë në programin e Partisë Socialiste për katër vitet e ardhshme.

“Në vendet e Bashkimit Evropian pro edhe në shtete e tjera në botë, pensioni minimal nuk mund të jetë më pak se gjysma e verës së pagës minimale në shkallë vendi. Ndaj edhe premtimi i qeverisë për pensione minimale 200 euro këtu e ka bazën”, tha për A2 CNN, Kujtim Hoxha, ekspert për çështjet e pensioneve.

Pensionet do të dyfishohen, premtimi gjatë fushatës së 11

Qeveria synon gjithashtu që në katër vitet e ardhshme të dyfishojë edhe pensionim mesatar. Nga rreth 200 euro aktualisht ai pritet të bëhet 400 euro.

“A ka pasur disa përmirësime. Po ka pasur një kthim vëmendje, por këto janë të pamjaftueshme. 65% e tyre vuajnë nga sëmundje kronike, zemra, diabet etj...”, tha për A2 CNN, Faik Xhani, “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”.

Pensionet do të dyfishohen, premtimi gjatë fushatës së 11

Pak më shumë se 1200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat... Kaq para më tepër morën të moshuarit shqiptarë vitin e shkuar. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se nga 18 341 lekë në 2023-shin, pensioni mesatar urban vjet u rrit në 19 609 lekë.

Edhe më pak u rritën pensionet në fshat. Një i moshuar në zonat rurale mori vitin e shkuar mesatarisht 11 878 lekë. Krahasuar me 2023-shin, pagesa mujore u rrit me vetëm 827 lekë.

Pensionet do të dyfishohen, premtimi gjatë fushatës së 11

“Rritja e çmimeve po ecën më shpejt se ajo e pensioneve. Ka një disbalancë të thellë problematike.”

Në një vend ku ekonomia rritet, por përfitimet nuk shpërndahen njësoj, mosha e tretë endet ende në kërkim të dinjitetit që u takon. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos