“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

Nga Marjo Brakaj
14 Shtator 2025, 14:11 | Ekonomi

Por teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që mashtronin shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha, një tjetër formë mashtrimi po përhapet online. Bëhet fjalë për një lojë që quhet “Rruga e pulës”. Qytetarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet.

“Është skema e radhës për të cilën unë parashikoj se do të flasim si forma e re e mashtrimit online”, thotë Nadia Elbasani, pedagoge e sigurisë kibernetike.

E përkthyer në shqip do të ishte “Rruga e pulës”. Ndryshe nga skemat e fundit piramidale që mashtruan shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha ,“Rruga e pulës” është një lojë.

“Deri më tani ne kemi parë mashtrime ne kemi parë mashtrime që ndodhin në emër të kriptovalutave. Një sektor që ende mbart një mister dhe jo secili nga ne e kupton. Por industrinë “gaming” e kemi shumë të thjesht për ta përqafuar të gjithë . Ndaj probabiliteti që të biem pre e kësaj skeme është edhe më i lartë”, u shpreh Nadia Elbasani.

Ajo po përhapet veçanërisht në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Telegram”. Shqiptarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet.

“Luajtja e një loje “online” dhe dhënia e të dhënave personale dhe bankare me pretendimin se duke luajtur këtë lojë kaq të thjesht do të fitosh para dhe duke e domostruar edhe personazhe të caktuara që janë personazhe shqiptare në fakt, e shton rrezikun për të rënë pre e mashtrimit të ardhës që është në industrinë “gaming”, theksoi ajo.

“Mashtrimi”, me gjithë format apo mënyrat i ka rrënjët aq të thella aq sa vetë njerëzimi. Ndër vite, duke iu përshtatur ndryshimeve sociale, ekonomike e politike, ai ka pësuar “mutacione”, por efekti për të infektuar individë në veçanti e shoqëri në përgjithësi ka mbetur i njëjtë.

“I bëj thirrje kujtdo që e dëgjon këtë intervistë sot si dhe autoriteteve përgjegjëse të marrin masa sot para se të jetë vonë”, apelon pedagogia.

Joshja për të fituar sa më shumë e më shpejt është “mikrob” që me sa duket, gjendet në mendjen e çdo njeriu dhe mekanizmave të funksionimit të çdo shoqërie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos