Për herë të parë pas 5 vitesh, Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit në 3.75%

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 18:26 | Ekonomi

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë vjet nga 4% në 3.75%, duke ecur më shpejt se homologët e saj në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Banka uli normat me çerek pikë përqindje pas mbledhjes së të enjtes në Frankfurt të Gjermanisë.  Por sipas saj presionet mbi çmimet do të mbeten ekzistente.

Lëvizja e së enjtes erdhi një ditë pas një uljeje të ngjashme të normës nga Banka e Kanadasë por dhe lehtësirave në politikën monetare të shteteve të tjera.

Normat e interesit janë në nivelin më të lartë të 25 viteve, duke u luhatur 5.25 deri në 5.5 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos