Për shtëpi dhe blerje pajisjesh, rekord kredish në fundvit, bizneset dhe qytetarët morën më shumë hua

Nga Marinela Lina
5 Shkurt 2025, 16:31 | Ekonomi

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më shpesh pranë bankave në 2024. Më së shumti në lekë dhe më pak në euro si pasojë dhe e luhatjeve të kësaj monedhe, kredia e re e disbursuar për vitin që lamë pas arriti në 379.8 miliardë lekë, 19% më shumë se në 2023.

Për shtëpi dhe blerje pajisjesh, rekord kredish në fundvit,

Një paralajmërim i Bankës së Shqipërisë për një shtrëngim të kushteve për dhënie të kredive , i nxiti më shumë shqiptarët të merrnin në fundvit. Në dhjetor nga 11 bankat tregtare në vend u mor hua 47.8 miliardë lekë, duke shënuar vlera rekord për 2024.

Për shtëpi dhe blerje pajisjesh, rekord kredish në fundvit,

Ndikimin në rritjen e shpejtë të kreditimit e ka dhënë kategoria e bizneset me një rritje 24%.

Por as individët nuk munguan në dyert e bankave të cilët morën 19% më shumë kredi vitin e kaluar.

Për shtëpi dhe blerje pajisjesh, rekord kredish në fundvit,

Ndalur sipas qarqeve nisur dhe nga popullsia banuese vlera më e lartë e kredisë u regjistrua në  kryeqytet. Por më të shumtë ishin qytetarët në Durrës që përfituan në 2024. Pasuar më tej nga Vlora e Fieri.

Si pasojë e luhatjeve në kursin e këmbimit, më shumë kredi u mor në lekë dhe më pak në valutë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos