Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE miraton 49 milionë euro fonde për Shqipërinë

Nga Marjo Brakaj
20 Maj 2026, 16:13 | Ekonomi

Komisioni Evropian ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa.

Nga ky këst i treti për këto vende Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro. Kjo pagesë lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, e cila përfshin reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës për ndarjen e fondeve dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat reformues të ndërmarrë në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe në fushën e arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos