Banka Qendrore ka licencuar zyrtarisht degën e bankës turke Ziraat në Shqipëri. Ziraat është bankë me profil kryesisht bujqësor, dhe që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë sektor në Turqi.
Por në Shqipëri, fokusi i saj në kreditim nuk do të jetë vetëm tek bujqësia, por edhe më gjerë në fushat e tjera.
Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 18% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 189 miliardë dollarë, në fund të vitit 2025. (A2 Televizion)