Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Nga Marjo Brakaj
1 Mars 2026, 13:34 | Ekonomi

Nga nafta e energjia, te tregtia dhe tregjet e kapitalit, bashkë me kriptomonedhat, konflikti në Lindjen e Mesme po përcjell efekte të drejtpërdrejta e të tërthorta në tregjet globale. Me Iranin që mbylli ngushticën e Hormuzit pas sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në tregje po rritet. Nga rreth 65 dollarë më 25 shkurt, një fuçi naftë po kushton më shumë se 67 dollarë.

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga

“Pamë një rritje me 2 dollarë në pak orë. kjo edhe si pasojë  spekulimeve. Gjykoj se nuk do të zgjasë shumë kjo luhatje”, theksoi Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve.

Me frikën gati në panik për një “krizë globale” në horizont, nga Azia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshirë Europën, tregjet financiare në veçanti dhe bota në përgjithësi mbesin të shqetësuar. “Standard and Poor's 500”, Doë Jones apo edhe Nasdaq kanë pësuar tronditje nga frika e përshkallëzimit të konfliktit.

“Tregjet çakordohen në momentin ku diçka nuk e kanë të qartë. Kur e ka të qartë shkakun tregu di të sillet. Në këtë rast ka shumë paqartësi. Dhe sa të gjenden shkaqet e qarta duhet kohë, Ndërkohë spekulantët në tregje lëvizin. Kjo shkakton një reaksion zinxhir në bursat e gjithë botës duke ngjallur frikë”, theksoi Maksim Caslli, ekspert e tregjeve të investimit.

Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, konflikti në Lindjen e Mesme pritet të përcjellë efekte ekonomike edhe në Shqipëri. Kjo kryesisht nga Izraeli, vend nga i cili Shqipëria importoi mallra me vlerë 27.7 milionë euro vjet, shifër kjo e përgjysmuar në raport me 2024-n.

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga

Nga ana tjetër Shqipëria ka pak marrëdhënie tretarë me Iranin, vend nga i cili shifrat e importeve nuk e kanë kaluar shifrën e 4 milionë eurove në 3 vitet e fundit.

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga

“Pak në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kryesisht në mënyrë të tërthortë. Efektet po ndihen në tregjet europiane nga ku Shqipëria importon më shumë. Kjo rrjedhimisht na bën më të ekspozuar”, theksoi Caslli.

Bazuar “cikli i krizave” dhe “reaksioni zinxhir” i tyre, një kolaps i mundshëm ekonomik botëror do të përcillte efektet e tij edhe në Shqipëri, siç ndodhi me atë të vitit 2008. Vetëm se këtë herë, për shkak të lidhjeve më të ngushta me botën, përcjella e efekteve do të merrte më pak kohë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos