Sezoni turistik 2026 në Durrës, fluks rezervimesh dhe zgjerim të hartës së tregjeve hyrëse

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
1 Mars 2026, 09:46 | Ekonomi

Sezoni turistik 2026 në bregdetin e Durrësit parashikohet të sjellë rritje të rezervimeve dhe një zgjerim të hartës së tregjeve hyrëse. Përfaqësues të strukturave akomoduese konfirmojnë se, krahas tregjeve tradicionale të Europës Qendrore, këtë vit vihet re interes i shtuar nga Franca dhe Izraeli.

Sipas përfaqësuesit të një resorti në bregdetin e Durrësit, prenotimet për muajt e verës, kanë nisur  ndërsa kontratat me operatorë turistikë francezë dhe izraelitë konsiderohen risi për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, krahas pritshmërive pozitive për fluksin e turistëve, sfida kryesore mbetet fuqia punëtore. Sektori i turizmit vijon të përballet me mungesë stafi të kualifikuar, sidomos në shërbimet e hotelerisë dhe restoracionit.

Edhe pse vitet e fundit bizneset kanë aplikuar për punësimin e shtetasve të huaj për të mbuluar boshllëqet, sipas përfaqësuesve të industrisë, kjo zgjidhje nuk rezulton gjithmonë efektive.

Operatorët kërkojnë politika më të qëndrueshme për formimin profesional dhe nxitjen e fuqisë punëtore vendase, si element kyç për garantimin e cilësisë së shërbimit, veçanërisht në një kohë kur Shqipëria po synon tregje me kërkesa më të larta. Me zgjerimin e tregjeve dhe rritjen e pritshmërive për standard, sezoni 2026 për turizmin në Durrës pritet të jetë një provë jo vetëm për kapacitetet akomoduese, por edhe për qëndrueshmërinë e modelit të punësimit në sektor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos