“Presionet e çmimeve të larta”, Banka Qendrore Europiane mban të pandryshuara normat e interesit

Nga Marinela Lina
18 Korrik 2024, 17:21 | Ekonomi

“Presionet e çmimeve të larta”, Banka Qendrore Europiane

Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuara normat e interesit që nga ndryshimi i fundit në muajin qershor. Ky institucion nuk dha asnjë sugjerim për lëvizjen e saj të ardhshme, duke argumentuar se presionet e brendshme të çmimeve mbeten të larta dhe inflacioni do të jetë mbi objektivin e tij edhe vitin e ardhshëm.

Një muaj më parë, Banka Qendrore i uli interesat e depozitave në 3.75% në një lëvizje që edhe disa nga politikëbërësit e saj e konsideruan të nxituar pasi progresi në uljen e inflacionit në objektivin e saj 2% ngeci.

Me inflacionin e brendshëm ende të lartë dhe rritjen e pagave të qëndrueshme, banka Qendrore Europaine ka të ngjarë të jetë më e kujdesshme për një hap pasues pas shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos