Holta Zaçaj e Selami Xhepa të propozuar nga Kuvendi dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga Këshilli i Ministrave, janë këta katër anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ky i fundit organi më i lartë vendimmarrës i institucionit qendror financiar të vendit.
“Holta Zaçaj (72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim),” kryetar i Kuvendit Niko Peleshi.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, me profil juriste me profil të fortë në të drejtësinë kushtetuese dhe ato të të drejtave të njeriut do të ketë një mandat 7-vjeçar si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë. Në fund të vitit të kaluar ajo mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në të shkuarën ka qenë pedagoge, avokate dhe drejtuese e departamentit Ligjor në një bankë të nivelit të dytë.

“Ervin Mete (74 vota pro, 17 kundër dhe 0 abstenim) tha kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.
Ervin Mete ka mbajtur në të shkuarën detyrën e ministrit të Financave dhe drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Selami Xhepa (74 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim)”, tha kryetar i Kuvendit Niko Peleshi.
Selami Xhepa aktualisht është president dhe pedagog në një universitet privat, ndërsa të shkuarën ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, këshilltar i kryeministrit për çështjet ekonomik apo ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë.

“Jonida Prifti (74 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim)”, deklaroi kryetar i Kuvendit Niko Peleshi.
Jonida Prifti aktualisht punon në Bankën e Këshillit të Europës për Zhvillim, në pozicionin e menaxheres për Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Lituaninë, ndërsa më herët ka punuar edhe në Bankën e Shqipërisë.

Në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka ngelur edhe një vend tjetër vakant dhe për të cilin kandidati duhet të propozohet nga Këshilli i Ministrave. Kryeministria ka hapur përsëri një procedurë aplikimesh për kandidatët e interesuar. (A2 Televizion)