
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi, me synim forcimin e bashkëpunimit për promovimin dhe lehtësimin e investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri.
Kjo marrëveshje synon të nxisë investimet vendase dhe të huaja në zhvillimin e infrastrukturës turistike, produkteve inovative dhe destinacioneve të reja turistike, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion investimesh dhe turizmi, shkruan A2.
Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sinergjisë institucionale dhe krijimit të më shumë mundësive për zhvillimin e sektorit turistik në Shqipëri. (A2 Televizion)