
Komisioni Europian, në raportin e fundit të pranverës, parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3.3% në vitet 2026 dhe 2027, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe investimet, si dhe nga pasiguria më e lartë e jashtme, shkruan A2.
Inflacioni parashikohet të rritet në vitin 2026, i nxitur nga çmimet më të larta të energjisë pas konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe më pas të mbetet pranë objektivit 3% të Bankës Qendrore. (A2 Televizion)