Çmimet e produkteve dhe shërbimeve u rritën edhe në shtator. Ato kushtuan 2.4 për qind më tepër se shtatorin e vitit të shkuar. Krahasuar me gushtin, inflacioni ishte 0.1 për qind më i lartë.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje.
Indeksi i çmimeve të konsumit:
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2025 është 2,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2025, krahasuar me Gusht 2025 është 0,7 %.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5 %, “Shërbimi arsimor” me 2,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, Komunikimi” me 1,0 %, “Shëndeti” me 0,6 % dhe “Transporti” me 0,4 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “mish” me 3,2 %, “peshk” me 2,5 %, “fruta” me 1,7 %, etj...
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili, “Komunikimi” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” janë ulur me 0,2 %. (A2 Televizion)