Kur zjarret e verës që djegin pyje e kullota pasohen nga përmbytjet e vjeshtës që gllabërojnë tokën bujqësore... bashkë me acarin e dimrit që shkatërron të mbjellat...natyra shqiptare rrezikon shumë. Me gjithë të keqen e madhe që i është bërë veçanërisht në tre dekadat e fundit, ka ende kohë për shpëtimin e saj.
“Në kuadër të ndryshimeve klimatike dhe presioneve natyrore që po përjeton vendi ynë, ne e shohim natyrën si një nga asetet më të rrezikuara. Shpyllëzimi, ndërtimet pa kriter, zjarret dhe mungesa e planeve afatgjata për mbrojtjen e biodiversitetit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit natyror. Ne duhet të ndërhyjmë me politika të qarta dhe të qëndrueshme, që të garantojnë mbrojtjen e habitateve, menaxhimin e duhur të burimeve ujore dhe ripyllëzimin e zonave të dëmtuara”, thotë për A2 CNN Abdulla Diku, ekspert mjedisi, EU4Green.
Më shumë se nga brenda vendit, përpjekjet më të mëdha për ndërgjegjësim po vijnë nga jashtë. Si kjo ekspozitë me 15 imazhet më të spikatura te Konkursit të Fotografisë “EU4Green”. “Në kuadër të ndryshimeve klimatike dhe presioneve natyrore që po përjeton vendi ynë, ne e shohim natyrën si një nga asetet më të rrezikuara. Shpyllëzimi, ndërtimet pa kriter, zjarret dhe mungesa e planeve afatgjata për mbrojtjen e biodiversitetit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit natyror. Ne duhet të ndërhyjmë me politika të qarta dhe të qëndrueshme, që të garantojnë mbrojtjen e habitateve, menaxhimin e duhur të burimeve ujore dhe ripyllëzimin e zonave të dëmtuara”, thotë Diku.
Veprat e ekspozuara janë përzgjedhur për cilësinë e tyre artistike, mesazhet e fuqishme dhe përputhjen me objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. “Këto fotografi janë realizuar në Prespë, në muajin maj të këtij viti. Ajo që bie menjëherë në sy është fakti se është respektuar ndalimi i peshkimit. Liqeni ka rifituar qetësinë e tij, dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e shpendëve dhe gjallesave të tjera që jetojnë në këtë ekosistem”, thotë për A2 CNN fotografi Arbër Shkurti.
Konkursi i Fotografisë EU4Green tërhoqi 138 aplikime nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar kreativitetin dhe përkushtimin e qytetarëve të rajonit ndaj mbrojtjes së mjedisit. (A2 Televizion)