Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 11:52 | Ekonomi

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE-së me komisione

Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.

Sipas tij “Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit, sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, shkruan Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos