Mbështetja e Bankës Botërore për Shqipërinë në rrugën drejt SEPA - çfarë do të thotë kjo për qytetarët dhe bizneset?

Nga Marjo Brakaj
7 Tetor 2025, 14:59 | Ekonomi

Shqipëria nisi zyrtarisht të martën e 7 tetorit transaksionet SEPA.

Specialisti i Lartë i Sektorit Financiar në Bankën Botërore, Holti Banka është pjesë e ekipit global që mbështet vendet në zbatimin e reformave për digjitalizimin e sistemeve të pagesave dhe zgjerimin e përfshirjes financiare qe kontribuoi ne kete arritje.

“Mbështetja jonë ka qenë e përqendruar në modernizimin e infrastrukturës së pagesave, forcimin e kuadrit ligjor e institucional si dhe bashkërendimin mes institucioneve për të përmbushur kriteret dhe kërkesat e SEPA. Në fakt, për mua personalisht si shqiptar i ikur në moshë të vogël nga vendi im ky është një moment i veçantë personal dhe profesional. ndihem krenar të shoh Shqipërinë në këtë arritje të rëndësishme”, thotë Banka për A2CNN.

I riu shqiptar, pjesë e Bankës Botërore me seli në Uashington tregon mbi përfitimet e qytetarëve dhe sipërmarrësve nga përfshirja në Tregun Unik të Pagesave në Euro: “Në praktikë është sikur të bësh transferta brenda vendi. Për shembull, familjet që marrin remitanca do të kursejnë para ndërsa bizneset, që tregtojnë me partnerë në Bashkimin Evropian do të kenë më pak kosto të dërgesave dhe më shumë efikasitet. Në total, pjesëmarrja e Shqipëria në SEPA të sjelli kursime për qytetarët dhe bizneset në deri në 130 milionë euro në vit”.

Dhe projektet drejt digjitalizimit të dërgesave të parave nuk përmbylljen me SEPA-n: “Projekti i Bankës Botërore dhe asistenca jonë teknike vijon dhe në fazën e ardhshme fokusi  do të jetë te zhvillimi i pagesave të shpejta si dhe zgjerimi i pagesave digjitale. Gjithashtu edukimi digjital dhe arsimimi digjital me qëllim që çdo qytetar të përfitojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos