Rritet vlerësimi i Moody’s për Shqipërinë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2024, 14:29 | Ekonomi

Agjencia kombëtare Moody’s e vlerëson Shqipërinë me perspektivë të qëndrueshme, duke e rritur shkallën nga B1 në Ba3, shkruan A2 CNN. Moody’s parashikon një rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, të nxitur nga financimet e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i reformave përkatëse.

Investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe energjisë, pritet të luajnë një rol kyç, ndërsa transformimet sektoriale synojnë të nxisin produktivitetin. Këto ndryshime pritet të përmirësojnë ekonominë duke zhvendosur fuqinë punëtore nga bujqësia drejt sektorëve më produktivë, si turizmi, thotë në një njoftim zyrtar ministria e Financave.

Për më tepër, një rritje e qëndrueshme e pjesëmarrjes në tregun e punës do të zbusë sfidat demografike të popullsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos