Shqiptarët shlyejnë kreditë! Huatë me probleme në korrik, niveli më i ulët që nga 2008

Nga Marjo Brakaj
10 Shtator 2025, 16:17 | Ekonomi

Shqiptarët shlyejnë kreditë! Huatë me probleme në

Shqiptarët po vijojnë të paguajnë rregullisht këstet e tyre të kredive. Norma e kredive me probleme ra në 4.04 për qind muajin e shkuar. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2008.

Shqiptarët shlyejnë kreditë! Huatë me probleme në

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se portofoli total i kredisë së dhënë nga 11 bankat tregtare në vend ishte 855.5 miliardë lekë në fund të gushtit. Nga kjo shumë, 34.5 miliardë ishin hua të papaguara në kohë.

Shqiptarët shlyejnë kreditë! Huatë me probleme në

“Kjo rënie historike e kredive me probleme lidhet me një disiplinë më të madhe të qytetarëve dhe bizneseve për të paguar këstet në kohë, por edhe me zgjerimin e portofolit të kredive. Vitet e fundit kemi parë një interes më të madh për hua të reja, veçanërisht në fushën e banesave dhe investimeve të vogla”, shpjegon për A2 CNN Artur Ribaj, pedagog ekonomie.

Rënia e treguesit në nivelin më të ulët në 17 vjet ka ardhur sa nga shlyerja në mënyrë të rregullt e kredive të vjetra, aq edhe nga zgjerimi i huave të reja. Qytetarët kryesisht për të blerë shtëpi dhe sipërmarrësit për të hapur biznese të reja... morën gati 29 miliardë lekë kredi në korrik.

“Kredia për banesë po bëhet gjithnjë e më dominuese në treg. Nga njëra anë, shumë familje kanë arritur të shlyejnë më shpejt detyrimet ekzistuese, ndërsa nga ana tjetër, ka një fluks të vazhdueshëm të kërkesave për hua të reja për blerjen e shtëpive. Ky është një tregues që ky segment i tregut financiar po qëndron shumë aktiv”, thotë Ribaj.

Në këtë ecuri pozitive, ndikim të rëndësishëm ka pasur veçanërisht shlyerja e huave për blerje të banesave. Kjo në një kohë që kredia e re për këtë qëllim po shënon vetëm rritje. “Nëse bankat vazhdojnë të jenë të kujdesshme dhe të mos zbusin kriteret për dhënien e huave, ky trend pozitiv mund të ruhet edhe në muajt në vijim. Por, nëse ekonomia përballet me goditje të jashtme, si rritje të normave të interesit apo rënie të fuqisë blerëse, atëherë rreziku i rikthimit të kredive me probleme do të mbetet gjithmonë i pranishëm”, tregon Ribaj.

Ekspertë të ekonomisë parashikojë se kjo ecuri do të vijojë për aq kohës a bankat do të mbajnë të shtrënguara kushtet e dhënies së kredive. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos