Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?

Nga Aurora Sulçe
12 Dhjetor 2024, 15:48 | Ekonomi

Turizmi është shndërruar vitet e fundit në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare, ku pritshmëritë janë për një numër gjithmonë e më të lartë të turistësh. E ndërsa Shqipëria po zbulohet dhe pëlqehet si destinacion, dilema është: sasi apo cilësi? Thënë ndryshe, çfarë tipologjie turistësh na duhet?

Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?

Të dhënat tregojnë se 9 mujorin e këtij viti, turistët e huaj kanë shpenzuar në Shqipëri një total prej 3.8 miliardë euro, ose 20% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por në rritje të ndjeshme kanë qenë edhe shpenzimet që shqiptarët kanë bërë në udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?

Sipas të dhënave,  në 9 mujorin e këtij viti ata kanë shpenzuar jashtë mbi 2 miliardë euro ose 19.1% më shumë se një vit më parë.

Por sa i suksesshëm nga pikëpamja financiare ka rezultuar sektori këtë vit?

Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?

Përllogaritjet tregojnë se bilanci i sektorit të turizmit për 9 mujorin e këtij viti ka rezultuar pozitiv, me një total të ardhurash prej 1.8 miliardë eurosh që kanë mbetur në ekonominë shqiptare.

Por përtej kësaj shifre, sa kanë shpenzuar mesatarisht turistët e huaj në vendin tonë? Për të kuptuar edhe tipologjinë e tyre.

Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?

Rezulton se mesatarisht një turist i huaj ka shpenzuar për qëndrimin në Shqipëri 391 euro. Një shifër që konsiderohet e ulët dhe dëshmon se Shqipëria është ende larg turizmit elitar që duhet të synojë dhe ajo që kemi aktualisht, është një turizëm masiv me vizitorë të varfër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos