"Sade Group" është këtu! Platforma unike që ofron shërbime 360 gradë në pesë divizione

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 12:16 | Ekonomi

Nga pasuritë e paluajtshme, tek turizmi, shërbimet ligjore dhe te bizneset e mbi të gjitha platforma “Sade Global Real Estate”. “Sade Group” është këtu! Pesë divizione dhe një platformë ku shërbimet ofrohen nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.

E themeluar nga sipërmarrësi Agron Sade, nën menaxhimin e një bordi të dalluar ekspertësh, platforma Sade Group ofron 360 gradë gjithë asistencën dhe sigurinë ligjore në ofrimin e shërbimeve në “Real Estate”, Turizmit, Ligjore dhe te Biznesit jo vetëm për individët, por edhe për biznesin.

E thjeshtë dhe efikase në përdorim, platforma “Sade Global Real Estate” ofron shërbime jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit, shtetet evropiane dhe në mbarë Botën. 

Agron Sade, sipërmarrës, themelues i “Sade Group”, shprehet për A2CNN: “Platforma është një shërbim i shpejtë, efikas. Jep siguri në ruajtjen e të dhënave të klientëve tanë. Platforma bën një ndërlidhje midis shitësit dhe blerësit. Mund të jenë agjentë të licencuar apo edhe agjencitë imobiliare që mund të kenë interesi për përdorimin e saj pasi është shumë efikase”.

"Sade Group" është këtu! Platforma unike që ofron

Me në fabul “Lidershipin si aftësinë për ta kthyer vizionin në realitet”, në ceremoninë zyrtare të hapjes se Sade Group dhe lancimin e platformës Sade Global Real Estate, Drejtuesi i Bordit të Ekspertëve të Sade Group”, Erion Muça tregoi edhe objektivin e platformës: “Përgjigjen në kohë me fokus kënaqësinë e klientit”.

“Sade Group” është e vetmja dhe më e madhja shoqëri tregetare që ofron të gjitha shërbimet e domosdoshme në një vend duke mundësuar standardet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Agron Sade shprehet: “Ne kemi bërë një studim të thelluar të tregut në Shqipëri. Studimi i tregut është bërë me ekspertë shqiptarë të fushave të caktuara të cilat “Sade Grup” i ka të përfshira në 5 divizione dhe studimi i tregut është bërë për pjesën e “Real Estate” në Shqpëri për t’i ardhur në ndihmë individëve, bizneseve të vogla dhe të mesme apo investitorëve strategjikë”.

Tashmë, përvoja për të shitur apo për të blerë një pronë bëhet më e thjeshtë. Nga noteri, te planifikimi, nga terreni me takimet, te parashikimi, të gjitha tanimë bëhen me një klik apo duke kontaktuar ekspertët e “Sade Group”.

Gjithashtu, plotësimi i çdo kërkese klienti, agjenti real estate, agjensie real estate, apo sipërmarrje në real estate, turizëm, ligjore apo shërbime biznesi realizohet në mënyrë shumë profesionale, në kohë dhe me përgjegjshmëri të lartë si nga Bordi i Ekspertëve të Spikatur të Sade Group ashtu dhe nga Platforma e Jashtëzakonshme inovative Sade Global Real Estate. 

SADE GROUP dhe SADE GLOBAL REAL ESTATE nuk është vetëm një emër i përveçëm, por destinacioni i vetëm për blerësit, shitësit, klientët, agjentët dhe agjencitë real estate si brenda vendit, ashtu dhe kudo në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos