Sejko paralajmëron bankat: Kuadri ligjor i sektorit do përafrohet me atë të BE-së

Nga Marjo Brakaj
18 Dhjetor 2025, 17:39 | Ekonomi

Sejko paralajmëron bankat: Kuadri ligjor i sektorit do përafrohet me

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmëroi bankat se në dy vitet e ardhshme kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori tha se në këtë proces është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt, shkruan A2.

Sejko vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë dhe sektorit financiar gjatë këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos