Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun

Nga Marjo Brakaj
17 Dhjetor 2025, 16:30 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun.

Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2025.

Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi, shkruan A2 CNN.

Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.5%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos