Sfidat e sektorit të mikrofinancës

Nga Aurora Sulçe
31 Mars 2025, 15:54 | Ekonomi

Institucionet financiare jo banka, ato që ndryshe njihen si mikrofinanca po japin gjithmonë e më shumë kredi, nisur nga kërkesa e lartë veçanërisht në disa sektorë që nuk mbulohen me kredi nga bankat, siç është bujqësia e blegtoria, apo edhe individët.

Sfidat e sektorit të mikrofinancës

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024, nga mikrofinanca u dhanë rreth 400 milionë euro kredi, me rritje 12.2% kundrejt një viti më parë.

Por kush është financuar me këto para?

Sfidat e sektorit të mikrofinancës

Më të kredituarit janë bizneset me 47% të totalit, pasuar nga individët me 36% të totalit të huasë të dhënë. Në vend të tretë është sektori i bujqësisë dhe blegtorisë me 15% të totalit.

Kërkesa për kredi nga institucionet financiare jo banka mbetet e konsiderueshme, pavarësisht normave të larta të interesit kundrejt sistemit bankar. Kjo për shkak të riskut më të lartë, lëvrimit më të shpejtë të huasë, por edhe faktit se nuk përdorin depozitat e klientëve, si në rastin e bankave por fondet e investitorëve.

Sektori, shumë herë i kritikuar pikërisht për shkak të kredive të shtrenjta, përballet sot me disa sfida.

Sfidat e sektorit të mikrofinancës

Më kryesoret janë një ligj i ri për këtë sektor; digjitalizimi, si dhe çështjet e edukimit financiar, për tu kuptuar më shumë nga opinioni, por veçanërisht nga klientët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos