Parashikimi i Bankës së Shqipërisë: Kriza e çmimeve do të bëhet keq para se të bëhet mirë

Nga Marjo Brakaj
13 Gusht 2026, 16:25 | Ekonomi

Krizë në horizont! Jemi përballë një realiteti të ri vlerëson Banka e Shqipërisë teksa paralajmëron “implikime serioze” në ekonomi në rast se tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të zgjasin.

“Kuptohet që këto ndikime do të jenë në kahun negativ Pra jemi përballë potencialisht një goditje të ofertës e cila është e ngjashme me atë që pasoi konfliktin ushtarak në Ukrainë. Goditje e cila nëse  vijon do të ushtrojë presion në drejtim të rritjes së çmimeve por edhe do të ndikojë në frenim të rritjes ekonomike për vitin 2026 e ndoshta në vazhdim”, thotë për A2 CNN Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare, BSH.

Pas dy vitesh në objektiv, inflacioni rrezikon të kërcejë mbi niveli 3 për qind në muajt në vijim sipas parashikimeve të Bankës Qendrore.

“Në fillim të muajit shtator, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rimarrë edhe një herë në shqyrtim qëndrimin e politikës monetare pasi të vërejë të gjitha zhvillimet që do të ndodhin në muajin gusht”, thotë Themeli.

Megjithatë, vala e krizës së çmimeve pritet të jetë kalimtare. “Ekonomia shqiptare do të goditet. Pesha e naftës në shportën e konsumit familjet përllogaritet në rreth 3.5 për qind”, thotë Themeli.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos