Kastriot Sulka, ekspert për pensionet, deklaroi në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se skema e pensioneve nuk e çon në kolaps buxhetin e shtetit.
“Në fillim, reformën e bënë sepse do të kalonte në kolaps buxheti. Tani kemi ardhur prapë te nevoja për rishikimin e skemës së pensioneve dhe kjo nuk është mirë. Reforma të tilla nuk bëhen kaq shpejt, pasi duhen marrë në konsideratë shumë gjëra. Nuk rregullohet me rishikimin e moshës së daljes në pension. Ne kemi dy hapësira shumë të mëdha për të punuar. E para, tregu i punës. Kemi 500 000 persona që nuk janë të përfshirë në këtë skemë. Informaliteti është shumë i madh në vendin tonë. E dyta, 12% e GDP shkon për pensionet, ndërsa në rajon shkon 18%. Pra, nuk shkon në kolaps buxheti as në rajon”, shpjegoi Sulka.
(A2 Televizion)