Bujqit dhe blegtorët shqiptarë do mund të aplikojnë për masat mbështetëse në kuadër të Skemës Kombëtare në Bujqësi dhe Blegtori nga e hëna e 25 majit.
Fondi total për skemën kombëtare në bujqësi dhe blegtori këtë vit do të jetë në vlerën 5.2 miliardë lekë. Për herë të parë në masat mbështetëse janë përfshirë derrat. Mbarështimi i tyre do të subvencionohet me 7 mijë lekë për fermat me mbi 5 dosa, shkruan A2 CNN. Ndërkohë janë rritur lehtë masat mbështetëse për mbarështimin e lopëve, të imtave... financimi i bletarisë, bimëve medicinale dhe fermave organike.
Ndërkohë janë përgjysmuar kushtet për të përfituar. Ndonëse ishte masa më e kërkuar nga fermerët, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur ta heqë nga skema mbështetëse për këtë vit. Kjo në një kohë toka pret të punohet dhe çmimi i karburanteve po prek nivele rekord.
Veç skemës në bujqësi dhe blegtori, ndryshime do të ketë edhe te ajo e investimeve. Për fermerët e rinj do të jepen deri në 10 mijë euro grant, për stanet në blegtori 3 milion lekë, ndërsa për makineritë bujqësore 500 mijë lekë.
Heqja e naftës vjen në një kohë që çmimet e plehrave kimike thuajse janë dyfishuar duke pamundësuar blerjen e tyre nga bujqit. (A2 Televizion)