“Ta dërgojmë në Kushtetuese”- Miratimi i ligjit për ‘paqen fiskale', Tabaku: I hap rrugë formalizimit të pastrimit të parave, të ndalojmë zbatimin e tij

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 20:52 | Ekonomi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas miratimit në heshtje nga Presidenti i Republikës të ligjit për “paqen fiskale”.

Tabaku shprehet se ky ligj është i rezikshëm dhe ligjëron pastrimin e parave, shkruan A2 CNN.

Ajo njofton se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon që të ndalohet zbatimi i këtij ligji.

“Sot hyn në fuqi fatkeqësisht në heshtje ligji i amnistrisë fiskale. Ky ligj është jashtëzakonisht problematic, sepse formalizon pastrimin e parave në ekonominë shqiptare. Ky ligj do të nxisë ekonominë informale dhe mospagimin e taksave.

Është shumë I padrejtë ndaj bizneseve që kanë paguar taksa për vite me radhë. Presidenti preferoi ta kalonte në heshtje këtë ligj. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta penguar zbatimin e këtij ligji.

Të bëjmë çdo gjë deri në dërgimin në Gjykatën Kushtetuese dhe denoncimin ndërkombëtar të tij. Nuk mund të jetë Shqipëria vendi i pastrimit të parave”, tha mes të tjerash Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos