Tatëpjeta ka ndalur, eksportet "Made in Albania" në rritje edhe në shkurt

Nga Marjo Brakaj
18 Mars 2025, 19:37 | Ekonomi

Tatëpjeta e eksporteve shqiptare si pasojë e zhvlerësimit të euros është frenuar... të paktën këtë fillim-vit. Nga pak më shumë se 32 miliardë lekë një vit më parë, muajin e shkuar në tregjet e huaja u shitën mallra që kushtuan 33.5 miliardë lekë.

Rritja përllogaritet në rreth 1.4 miliardë lekë apo 4.7 për qind. Kontributin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë eksporti i naftës bruto të nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës që në shkurt u zgjerua me 2 për qind. Me përjashtim edhe të ushqimeve e pijeve, të gjithë grupet e tjera të produkteve paraqiten në rënie duke konfirmuar se “kriza e eksporteve nuk ka marrë fund”.

“Nuk kemi të bëjmë me nj me një kthesë. Kemi thjesht një grup produktesh, në këtë rast karburanti që ka shënuar zgjerim të konsiderueshëm e rrjedhimisht ka ndikuar në peshën totale. Por kriza e eksporteve vijon”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë Edison Zaçaj.

E kundërta ndodhi me importet muajin e shkuar. Pavarësisht shifrave në rritje të turistëve në shkuar u blenë nga jashtë mallra me vlerë 67.5 miliardë lekë. Në krahasim me shkurtin e një viti më parë, rënia përllogaritet me gati 6.5 miliardë lekë.

“Kemi një krizë konsumi e cila pritet të bëhet edhe më e ashpër në vijim si pasojë e largimeve nga vendi. Turistët nuk po ndikojnë në zgjerimin e konsumit e rrjedhimisht n zgjerimin e konsumit e rrjedhimisht në nxitjen e prodhimit vendas apo importeve”, nënvizoi Zaçaj.

Me eksportet që morën një kthesë të vogël dhe importet në rënie lehtë, bilanci tregtar u mbyll negativisht për vendin muajin e shkuar me 34 miliardë lekë deficit.

“Vijojmë te kemi një bilanc aspak premtuar që rrezikon të na kthejë shumë pas në kohë me një deficit tregtar të theksuar”, përfundoi eksperti.

Muajin e shkuar Shqipëria eksportoi më shumë produkte drejt Kosovës, Spanjës dhe Greqisë. Nga ana tjetër, kompanitë shqiptare kanë çuar më pak  produkte drejt Italisë, Gjermanisë dhe Turqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos