Të gjithë pesimistë, treguesi i besimit të bizneseve e konsumatorëve në ekonomi ra në qershor

Nga Marjo Brakaj
1 Korrik 2024, 15:17 | Ekonomi

As rritja e pagave e as bumi i turistëve nuk po i bën shqiptarët më optimistë. Përkundrazi... ata mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë. Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e mëhershme, qershori solli pesimizëm te qytetarët dhe sipërmarrësit. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, ra me 2.6 pikë.

Të gjithë pesimistë, treguesi i besimit të bizneseve e

“Rritja e pagave nuk është për të gjithë. Bëhet fjalë vetëm për administratën publike qendrore. Edhe aty ka diferencime. Ca marrin shumë rritje të tjerë pak të holla. Prandaj ka pesimizëm. Çmimet e rritura kanë gërryer atë pak rritje të pagave”, thotë për A2 CNN Zana Guxholli, eksperte e ekonomisë.  

Të gjithë pesimistë, treguesi i besimit të bizneseve e

Pavarësisht shifrave në rritje dhe pritshmërive për 14 milionë turistë, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen dyqanet, supermarketet, baret e restorantet ra me 3.8 pikë në qershor. (grafik 2) Kriza e punonjësve, detyrimi për të rritur pagat dhe pritshmëritë për vijim të rritje të çmimeve kanë bërë që edhe bizneset n edhe bizneset në sektorin e tregtisë  të tregoheshin më pesimiste muajin e shkuar. Treguesi i besimit në ekonomi nga sipërmarrjet në këtë sektor ra me 4.8 pikë. 

Të gjithë pesimistë, treguesi i besimit të bizneseve e

“Jo të gjitha bizneset janë të lidhura me turizmit. Ka shumë prej tyre që kanë dalë të dëmtuara nga rënia e blerjeve, kursi i këmbimit apo politikat e taksave. Veçanërisht biznesi i vogël duhet të mbështetet nga qeveria”, thotë Guxholli.

Të frikësuar nga një rrije e mëtejshme e çmimeve, me të ardhurat në vendnumëro edhe qytetarët janë shprehur më pesimistë në shkurt. Besimi i qytetarëve në ekonomi në qershor ra me 0.4 pikë, suke regjistruar kështu nivelin më të ulët në një vit.

Të gjithë pesimistë, treguesi i besimit të bizneseve e

“Ne nuk na kap as rritja e pagave, as e pensioneve as nuk kemi ndonjë përfitim nga turizmi. Për ne gjërat ndryshojnë vetëm për keq. Nuk besoj fare se çmimet d bien. Ato vetëm rriten”, thonë qytetarët.

Të gjithë pesimistë, treguesi i besimit të bizneseve e

Për të dytin muaj me radhë besimi në ekonomi ra edhe te sektori i industrisë muajin e shkuar. Shenja pesimizmi shfaqën ndërkohë edhe sipërmarrjet në sektorin e ndërtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos