Ministri i Financave në Uashington, takime me drejtuesit e Departamentit të Shtetit për ekonominë

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 13:57 | Ekonomi

Ministri i Financave në Uashington, takime me drejtuesit e Departamentit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington, përveç takimeve të përvitshme me drejtuesit e lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka takuar në Departamentin e Shtetit Jacob Helberg, nëndrejtorin e Shtetit për Çështjet Ekonomike.

Gjatë takimit u diskutuan fusha të interesit të përbashkët, kryesisht rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, energjia jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe e sigurisë kombëtare, marrëdhëniet në rajon etj.

Nëndrejtori Helberg theksoi se Shqipëria është dhe mbetet një partner i rëndësishëm për SHBA në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Malaj garantoi edhe një herë angazhimin e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme për investitorët e huaj, e faktuar kjo edhe nga shifrat konkrete që tregojnë qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike në vendin tonë dhe reformat e thella që vijojnë pa pengesë.

Sfidat globale dhe angazhimi i Shqipërisë në krah të partnerëve tanë strategjikë u trajtuan në mbyllje të takimit.

Ministri i Financave në Uashington, takime me drejtuesit e DepartamentitMinistri i Financave në Uashington, takime me drejtuesit e Departamentit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos