Thumanë-Kashar, investim tërësisht privat, autostrada e kategorisë A, koncesioni me asnjë lek nga buxheti

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 15:46 | Ekonomi

Rruga Thumanë- Kashar, autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, që prej pasdites së 30 qershorit është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Një aks i rëndësishëm që lehtëson ndjeshëm trafikun nga veriu i vendit drejt qendrës dhe jugut, si dhe fluksit të udhëtarëve nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza.

Thumanë-Kashar, investim tërësisht privat, autostrada e

Rruga është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Një investim i konsiderueshëm që llogaritet në 224 milionë euro pa TVSH. Për këtë rrugë janë dhënë 0 lekë nga buxheti i shtetit, duke qenë tërësisht një investim privat, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Rruga në fjalë është gjithashtu autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, që nënkupton standardin më të lartë në cilësinë e punimeve dhe sigurinë e lëvizjes. Thumanë-Kashar do të menaxhohet për 35 vjet nga kompania dhe alternativë për qytetarët janë rrugët dytësore. Thënë ndryshe, kush dëshiron përdor autostradën dhe kush jo, vijon udhëtimin në rrugët dytësore.

Thumanë-Kashar, investim tërësisht privat, autostrada e

Por ndërtimi i rrugës nuk janë kostot e vetme që paguan kompania private.

Kontrata me shtetin shqiptar parashikon që për mirëmbajtjen e rrugës do të investohen 3-4 milionë euro çdo vit. Ndërkohë që një herë në 10 vjet do të bëhet një mirëmbajtje kapitale e rrugës, që do të kërkojë miliona euro investime. Të punësuar për mirëmbajtjen e rrugës janë mbi 100 persona dhe fondi i pagave së bashku me kostot e tjera administrative i kapërcejnë 2 milionë euro në vit.

Thumanë-Kashar, investim tërësisht privat, autostrada e

Rruga Thumanë- Kashar, duke qenë një investim tërësisht privat është me pagesë, siç ndodh edhe në vendet e tjera të botës për investime të ngjashme.

Thumanë-Kashar, investim tërësisht privat, autostrada e

Pagesa është 2.1 euro plus TVSH shkon 2.6 euro për mjet, ose e konvertuar me kursin mesatar zyrtar 270 lekë. Kontrata me shtetin shqiptar parashikon një fluks lëvizje prej 28 mijë mjetesh në ditë. Nën këtë fluks, diferencën në pagesë e mbulon shteti por jo më shumë se 8 milionë euro. Ndërsa mbi këtë fluks, 40% e shtesës që realizohet në pagesa i kalon shtetit.

Por cilat janë përfitimet nga ndërtimi i rrugës Thumanë- Kashar?

Thumanë-Kashar, investim tërësisht privat, autostrada e

Së pari kemi autostradën e parë të kategorisë QA2 në Shqipëri, që nënkupton standardin më të lartë të cilësisë së punimeve dhe sigurisë së lëvizjes. Përshkrimi i rrugës shkurtohet ndjeshëm nga 40 minuta që bëhet mesatarisht rruga ekzistues epa trafik, në 10 minuta nga përdorimi i autostradës. Rrjedhimisht, shkurtohet ndjeshëm koha e pritjes së trafik dhe stresi që kjo pritje shkakton; kursehet karburanti dhe amortizimi i automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos