Transparencë për çdo ofertë dhe mbrojtje për investitorët, publikohet projektligji për kriptomonedhat

Nga Marjo Brakaj
27 Nëntor 2025, 13:27 | Ekonomi

Transparencë për çdo ofertë dhe mbrojtje për

Projektligji “Për tregjet e kripto-aseteve” krijon kuadrin e parë të plotë ligjor në Shqipëri për ofertimin, tregtimin dhe shërbimet e lidhura me kripto-asetet. Ligji kërkon transparencë të detyrueshme për çdo ofertë publike (përfshirë hartimin e një dokumenti informues/whitepaper), vendos rregulla për pranimin në platforma tregtimi dhe përcakton se kush mund të ofrojë shërbime si këmbimi, kujdestaria, ekzekutimi i urdhrave, administrimi i portofolit ose transfertat DLT.

Ai parashikon mbrojtje të zgjeruar për investitorët jo-profesionistë (p.sh. të drejtën e tërheqjes brenda 14 ditësh), detyrime të qarta transparence për ofertuesit, përgjegjësi civile për informacion të pasaktë dhe masa kundër manipulimit të tregut. Tokenat utilitarë, tokenat e lidhur me asetet dhe tokenat e parasë elektronike trajtohen sipas rregullave të veçanta, ku për tokenat e aseteve kërkohet autorizim nga Banka e Shqipërisë.

Mbikëqyrja ndahet mes AMF dhe Bankës së Shqipërisë, duke e afruar Shqipërinë me rregulloren MiCA të BE-së dhe duke synuar krijimin e një tregu kripto të rregulluar, më të sigurt dhe më transparent. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos